image Argjentina bëhet kombi me më së shumti Topa të Artë të fituar në histori - të gjitha të fituara nga Messi

Futboll

Argjentina bëhet kombi me më së shumti Topa të Artë të fituar në histori – të gjitha të fituara nga Messi

news image

Lionel Messi fitoi mbrëmë Topin e Artë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të mbajtur në Paris.

Ishte ky trofeu individual i 8-të i tij në karrierë, duke zgjeruar epërsinë ndaj vendit të dytë, i cili pasohet nga Cristiano Ronaldo me 5 të tillë.

Përveç tjerash, Lionel Messi tani e ka fituar Topin e Artë me Argjentinën më shumë herë se çdo vend tjetër në historinë e këtij çmimi, raporton Sinjali Sporti.

Argjentina zyrtarisht tani është bërë vendi me më së shumti Topa të Artë të fituar në histori, duke e tejkaluar Portugalinë, Holandën e Gjermaninë me nga 7 Topa të Artë.

Megjithatë, e veçanta e kësaj është se të gjithë 8 Topat e Artë nga Argjentina vijnë nga njeriu i njëjtë – Lionel Messi, duke i fituar të gjitha i vetëm.

Ndërkohë 7 Topat e Artë të Portugalisë përfaqësohen nga tre futbollistë, të Holandës gjithashtu 3 futbollistë dhe të Gjermanisë 5 futbollistë.

/GazetaSinjaliSport/