image Messi kujtoi Maradonën pasi fitoi “Topin e Artë”, emocionoi me fjalët në ditëlindjen e tij

Futboll

Messi kujtoi Maradonën pasi fitoi “Topin e Artë”, emocionoi me fjalët në ditëlindjen e tij

news image

Lionel Messi fitoi sonte “Topin e Artë” për herë të tetë në karrierën e tij, duke shkruar kështu një tjetër rekord historik.

Pasi pranoi trofeun, ylli argjentinas mes tjerash në prononcimin e tij përmendi edhe legjendën, Diego Armando Maradona.

Ish-futbollisti i njohur, tashmë i ndjerë, sot do të festonte ditëlindjen e 63-të.

Me këtë rast, Messi përmendi edhe Maradonën, duke theksuar se trofeu i “Topit të Artë” i dedikohet edhe atij.

“Sot desha të përmend Diegon. Nuk ka vend më të mirë për t’i uruar atij ditëlindjen këtu pranë shumë njerëzve që e duan futbollin, ashtu siç dëshironte ai. Kudo që të jesh, Diego… gëzuar ditëlindjen. Kjo është edhe për ju. E ndaj me ty dhe gjithë Argjentinën”, u shpreh 36-vjeçari.

/GazetaSinjaliSport/