Toni Kroos lëndohet në stërvitje parapërgatitëse të Real Madridit, raporton Sinjali Sport.
Mesfushori gjerman ka lënduar pjesën e pubalgjit dhe pritet të mungojë 6 deri 12 javë.
Parte médico de Kroos.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) August 3, 2021
Kroos u kthye në kampin madrilen javën e kaluar, pas pushimeve verore, derisa menjëherë lëndohet para fillimit të sezonit.
31-vjeçari luajti me Gjermaninë në Evropian, duke u eliminuar në fazën e 1/8, ku pas asaj ndeshje konfirmoi pensionimin nga kombëtarja. /GazetaSinjaliSporti/