image Laurinë Gashi rikthehet me fitore, vazhdon garën për medalje në Hungari

Sporte Luftarake

Laurinë Gashi rikthehet me fitore, vazhdon garën për medalje në Hungari

news image

Xhudistja kosovare Laurinë Gashi ka siguruar vazhdimin e garës në repasazh në Kupën Evropiane për Juniorë, që po zhvillohet në Paks të Hungarisë.

Sipas Federatës së Xhudos së Kosovës, Gashi në çerekfinale u përball me Valeriia Kozlova nga Rusia, ndaj së cilës u mposht me Ippon.

Megjithatë, kosovarja u rikthye fuqishëm në repasazh, duke shënuar fitore me Ippon ndaj hungarezes Victoria Kiss.

Në ndeshjen e radhës, Laurinë Gashi do të përballet me Mackenzie McPherson nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përpjekje për të vazhduar rrugëtimin drejt medaljes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/