Gazeta Sinjali raportoi se një person është therur me thikë dhe një tjetër është lënduar gjatë një përleshje që ndodhi të hënën në Gjakovë.
Përleshja ndodhi afër gjimnazit “Hajdar Dushi”. Njëri nga të lënduarit u dërgua për trajtim në Spitalin rajonal të Gjakovës, ndërsa tjetri në ambulancën e qytetit.
Gazeta Sinjali ka siguruar pamje të reja nga vendi i ngjarjes, ku shihet se toka është mbuluar nga gjaku./Gazeta Sinjali/