Momente të frikshme kanë përjetuar Rio Ferdinand dhe gruaja e tij shtatzënë dhe fëmijët e tyre, teksa të gjithë ishin në gjumë. Kamerat e sigurisë së shtëpisë së tij kapën një burrë të dyshimt duke u përpjekur të hynte në brendësi të rezidencës përmes dyerve të pasme të parkingut të enjten mbrëma.
I moshuari 70-vjeçar dështoi dhe për një arsye të çuditshme zgjodhi të kalonte natën në kopsht, vetëm për t’u përballur me vetë Ferdinand të nesërmen në mëngjes.
Ish-mbrojtësi i Anglisë dhe Manchester United dyshohet se e ka neutralizuar dhe sipas një raportimi nga “Daily Mail”, Rio e ka mbajtur atë deri sa ka mbërritur policia.
Disa fqinjë, të cilët janë shumë të afërt me familjen e Ferdinand, u thanë gazetarëve: “Ishte një incident i frikshëm që i trëmbi shumë Rion dhe Kate. Është shqetësuese që dikush të hyjë kaq lehtë në shtëpi, por të dy e dinë se gjërat mund të jenë shumë më keq se kaq”.