image Legjenda e Manchester United i sugjeron klubit që të transferojë njërin prej Kane apo Haaland

Futboll

Legjenda e Manchester United i sugjeron klubit që të transferojë njërin prej Kane apo Haaland

news image

Manchester United është duke kërkuar që të sigurojë shërbimet e një sulmuesi, e që në listë janë dy ndër më të mirët në botë Erling Haaland dhe Harry Kane, derisa e ardhmja e Edinson Cavanit mbetet në “qiell”, transmeton “Mirror” përcjell Sinjali Sport.

Legjenda e “djajve të kuq”, Rio Ferdinand ka paralajmëruar ekipin që të mos rinovojnë me Cavanin, por që të sjellin në skuadër një sulmues të ri si Haaland ose Kane.

Ferdinand ka qenë i impresionuar me Cavanin në këtë edicion dhe do të kishte dashur që ta sheh edhe një edicion në “Old Trafford, mirëpo ai është i shqetësuar me faktin se United mund ta humb mundësinë për të transferuar Kane apo Haaland.

Duke folur për “BT Sport”, Ferdinand tha: “E vetmja gjë që më shqetëson është se nëse Kane dhe Haaland shkojnë diku tjetër, ti Cavanin do ta kesh vetëm edhe për një vit. Çka do të ndodh pas atij viti?

“Edhe pse më pëlqen Cavani,  nëse kish me qenë mundësia me e mbajt atë dhe me transferu njërin prej sulmuesve të përmendur, do të ishte si në kohërat e vjetra. Dy futbollistë që luajnë në të njëjtën pozitë e që mund të performojnë në nivele të larta dhe t’i pushojnë futbollistët tjerë”.

“Nëse e shikon te ekipet që janë në formë të mirë në këtë moment, si Bayerni vitin e kaluar, Man City dhe Chelsea këtë sezon kanë thellësi në ekip, kjo është diferencë e madhe”, përfundoi ish-mbrojtësi anglez.  /Gazeta Sinjali Sporti/