image “Tmerr…” qytetari thotë se hyri në Kosovë dhe askush nuk i kërkoi test negativ ose certifikatë të vaksinimit

Kosovë

“Tmerr…” qytetari thotë se hyri në Kosovë dhe askush nuk i kërkoi test negativ ose certifikatë të vaksinimit

news image

Edhe pse masat e reja të Qeverisë të cilat kanë hyrë në fuqi që nga 30 gushti ndalojnë hyrjen në Kosovë për personat që nuk posedojnë certifikatë të vaksinimit apo test PCR negativ, një gjë e tillë siç duket nuk po respektohet.

Sipas Ermal Sadikut në pikën kufitare në Morinë, sot atij askush nuk ia ka kërkuar atij testin për COVID apo ndonjë certifikatë vaksinimi.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se një situatë e tillë paraqet tmerr.

“Dmth kerkush nuk po lyp as test, as certifikate te vaksinimit ne kufi ne Morine. Tmerr”, ka shkruar ai në Facebook. /Gazeta Sinjali/