Kolonat po vazhdojnë të mbesin problem serioz në kryeqytet. Pritjet e gjata për të hyrë apo për të dalë nga Prishtina, janë një problem tash e një kohë. Si çdo të hënë tjetër, situatë e njëjtë po ndodh edhe sot kur ka filluar java, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje ku shihet se në mëngjesin e ditës së sotme ka pasur kolona dhe tollovi të madhe në hyrje të kryeqytetit.
Sipas sinjalizuesit që një kohë nuk ka ndodhur që kaq gjatë të presin për të hyrë në Prishtinë. “Tmerr është kjo, shumë zor”, tha ai.
Teksa edhe në hyrje të Prishtinës nga Veterniku janë shkaktuar kolona të gjata për shkak të fluksit të madh të veturave në këtë rrugë.