image Tjetër lëndim te Juventusi, Allegri tregon sa gjatë mund të mungojë Locatelli

Futboll

Tjetër lëndim te Juventusi, Allegri tregon sa gjatë mund të mungojë Locatelli

news image

Mesfushori i Juventusit, Manuel Locatelli ishte në lot kur u zëvendësua në pjesën e parë të ndeshjes Juventus-Inter dhe Massimiliano Allegri ka konfirmuar se italiani pësoi një dëmtim të ligamenteve, transmeton Sinjali Sport.

Reprezentuesi italian filloi në mesfushë me Adrien Rabiot, por u largua në minutën e 34-të, për shkak të një dëmtimi në gju.

Mjekët e Juventusit ia spërkatën këmbën e djathtë ndërsa Locatelli ishte ulur në tokë i përlotur, i cili më pas u zëvendësua nga Denis Zakaria.

“Ai e goditi kokën, por problemi ishte gjuri, duket si një ligament kolateral, ai duhet të jetë jashtë për 20 ditë”, tha Allegri për DAZN pas ndeshjes. Lojtari do t’i nënshtrohet vizitave të tjera mjekësore nesër.

Juventusi pësoi dy lëndime serioze në gju këtë sezon me Federico Chiesa dhe Kaio Jorge, të cilët janë përjashtuar deri në 2022-2023.

Locatelli iu bashkua Juventusit në formë huazimi me detyrimin për të blerë nga Sassuolo verën e kaluar pasi fitoi Euron me ‘Azzurrit’.

/GazetaSinjaliSport/