image Sassuolo dëshiron ta shesë Locatellin, por pret ofertën më të lartë

Futboll

Sassuolo dëshiron ta shesë Locatellin, por pret ofertën më të lartë

news image

Shefi ekzekutiv i Sassuolos, Giovanni Carnevali, ka konfirmuar dëshirën e Manuel Locatellin dhe bisedimet me Juventusin për një transferim të mundshëm.

Bianconeri dhe lojtari duan të bashkohen, por Carnevali ka deklaruar se do të pranohet oferta më e mirë, pasi atë e dëshirojnë edhe në Angli.

Ai ka konfirmuar se për sot është lënë një takim me drejtuesit e Juventusit.

“Sot do të kemi kontakte direkte me Juventusin për Locatellin”, tha Carnevali të enjten për Sky Sport.

“Ai dëshiron t’i bashkohet Juventusit. Do të ishim të lumtur ta shesim atë në Juve… por ata duhet të paguajnë çmimin e duhur”.

Ai gjithashtu ka konfirmuar se Arsenali tashmë ka bërë ofertë për mesfushorin që shkëlqeu me Italinë në “Euro 2020”.

“Arsenali ka bërë ofertë për ta transferuar atë gjithashtu dhe një tjetër klub i ri anglez ka hyrë në garë” përdundoi Giovanni. /GazetaSinjaliSporti/