image Locatelli te Juventusi, arrihet marrëveshja, mungon vetëm zyrtarizimi

Futboll

Locatelli te Juventusi, arrihet marrëveshja, mungon vetëm zyrtarizimi

news image

Manuel Locatelli te Juventusi po thuajse e kryer, raporton Fabrizio Romano, përcjellë Sinjali Sport.

Gazetari italian raportoi se mesfushori italian do jetë pjesë e Juventusit për sezonin e ri.

Marrëveshja është kompletuar, ku Juventusi do paguajë 35 milionë euro plus bonuse skuadrës së Sassuolos.

Kontratën do ta nënshkruajë Locatelli deri në qershorin e vitit 2026.

Zyrtarizimi nga zonja vjetër pritet të bëhet ditëve të ardhshme. /Gazeta Sinjali Sporti/