image Juventusi përgatit ofertën e fundit drejt Sassuolos për transferimin e Locatellit

Futboll

Juventusi përgatit ofertën e fundit drejt Sassuolos për transferimin e Locatellit

news image

Juventus ka bërë prioritet transferimin e një mesfushori gjatë këtij afati kalimtar veror.

Pas performancave të jashtëzakonshme të italianit në ‘Euro 2020’, Juventus e ka identifikuar Manuel Locatellin si objektivin kryesor për mesfushën e e zonjës së vjetër.

Siç raporton Fabrizio Romano, bianconeri është gati të paraqesë ofertën e saj të fundit në drejtim të Sassuolos për të nënshkruar me Manuel Locatelli këtë javë.

Marrëveshja pritet të arrihet për €35 milion euro, kurse struktura e marrëveshjes ende nuk është përfunduar, detajet përfundimtare janë duke u diskutuar.

Italiani 23-vjeçar ishte nga mesfushorët më të dalluar sezonin e kaluar në Serie A. /Gazeta Sinjali Sporti/