image Tjetër aksident me fatalitet, vdes një person në magjistralen Lipjan-Shtime

Kosovë

Detaje/ Tjetër aksident me fatalitet, vdes një person në magjistralen Lipjan-Shtime

news image

Një tjetër aksident me fatalitet ka ndodhur sot në magjistralen Lipjan-Shtime. Në këtë aksident ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:55,  janë të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar. Policia po e trajton rastin”, tha Krasniqi për Gazetën Sinjali.

Brenda pak orësh si pasojë e aksidenteve në Kosovë e kanë humbur jetën pesë persona. /Gazeta Sinjali/