image "T'isha kanë në Kosovë zhag të kisha ngre", familjari që rrezikon të dëbohet nga Franca kërcënon gazetarin e Sinjalit

Kosovë

“T’isha kanë në Kosovë zhag të kisha ngre”, familjari që rrezikon të dëbohet nga Franca kërcënon gazetarin e Sinjalit

news image

Disa orë pasi Gazeta Sinjali raportoi duke cituar televizionin francez “BFM Lyon” se si një familje nga Kosova me një fëmijë me aftësi të kufizuara, e cila jeton në Lyon të Francës rrezikon të dëbohet në Kosovë, redaksia ka pranuar telefonata nga kjo familje për ta larguar këtë artikull, madje edhe duke i kërcënuar gazetarët e Sinjalit.

“I nderumi ty ta q**** p***** e nanës, kon e poston ti në Facebook pa leje të kërkujt, a je mirë bre ti, a je tu e ditë çka je tu folë. Ti s’merr vesh. Çfarë k*** je tu thanë, sjom bre qitash në Kosovë se zhag të kisha ngre. Ta q*** more Policinë e nanës ty”, tha Fatlind Demaj.

Përveç kësaj telefonate, ai dhe gruaja e tij vazhdimisht kanë telefonuar në numrin kontaktues të Sinjalit, duke kërkuar të largohet lajmi.

Së pari ata thanë se ky lajm po u shkakton probleme në Francë, ndërsa në telefonatën tjetër tha se ky lajm po i prishë punët në Kosovë.

Sinjali ka pranuar gjithsej 24 thirrje nga numrat e tyre të Francës, duke kërkuar vazhdimisht të largohet lajmi me deklaratat e tyre që i kanë dhënë për këtë televizion francez.  

Familja Demaj e cila ka një fëmijë me aftësi të kufizuara, sipas këtij televizioni po shqetësohet se kthimi mund të ketë pasoja dramatike.

Kjo familje, ka imigruar në Francë katër vite më parë dhe tani ka mbetur në dilemë se çfarë do të bëjë. Gjykata ka urdhëruar dëbimin e familjes Demaj edhe pse djali i tyre, gjashtëvjeçar, është me aftësi të kufizuara.

/GazetaSinjali/