image Tragjike/Vdes çifti në Tiranë, shkak konflikti mes vete

Shqipëri

Tragjike/Vdes çifti në Tiranë, shkak konflikti mes vete

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një konflikt mes një burri dhe një gruaje ka përfunduar në mënyrë tragjike, transmeton Gazeta Sinjali.

Nga informacione paraprake, mësohet se një i ri 26 vjeç dhe një grua 31 vjeçare, shtetase e huaj janë konfliktuar në një banesë me qera ditore.

Mediat në Shqipëri raportojnë se fillimisht burri ka goditur me thikë gruan. Kjo e fundit ka arritur të dalë nga banesa dhe është larguar për të kërkuar ndihmë.

Ndërkohë, burri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është hedhur nga kati i 8-ë i një pallati, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një konfliktit të çastit, shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë. 

31-vjeçarja u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

/Gazeta Sinjali/