image Tirana gati për festën e "Halloween"

Rajon

Shqipëri/ Tirana gati për festën e “Halloween”

news image

Fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë janë përgatitur për festën e Halloween-it, e cila do të festohet nesër në disa vende të botës. Ashtu si në këto vende, kjo festë është kthyer në traditë edhe në Tiranë.

Disa fotografi të publikuara në internet shfaqin rrugë të ndryshme të Tiranës, të mbushura me kunguj.

“Halloween” është një festë me origjinë të lashtë nga fiset kelte, por që dekadat e fundit është popullarizuar në mbarë botën përmes festimeve të mëdha që janë bërë në Amerikë, fillimisht prej emigrantëve irlandezë, e më pas në vende të tjera./Gazeta Sinjali/