image Tirana e mposhtë Pejën në javën e katërt në Ligën Unike

Basketboll

Tirana e mposhtë Pejën në javën e katërt në Ligën Unike

news image

Tirana Neptun ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 84:80 (18:24, 24:16, 24:17, 18:23), në xhiron e katërt të Ligës Unike.

Ndeshjen më mirë e nisën mysafirët, ku në fillim kishin deri në tetë pikë epërsi, 7:15, dhe e ruajtën këtë epërsi në çerekun e parë, që e përmbyllën në të mirë të tyre, 18:24.

Vendasit ishin më të mirë në periudhën e dytë, ku shpejt barazuan shifrat në 26:26, dhe më pas zhvillohet një lojë kryesisht e baraspeshuar dhe pjesa e parë përfundon me shifrat 42:40.

Tiranasit vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, ku arritën epërsi deri në dhjetë pikë, 59:49, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 66:57.

Ndeshje shumë interesante u zhvillua në 10 minutat e fundit, ku pejanët ngushtojnë shifrat në 82:80, vetëm disa sekonda para fundit, megjithatë Tirana Neptun triumfoi në fund me rezultat 84:80.

Te Tirana Neptun u dallua Julian Hamati me 19 pikë e 11 kërcime, ndërsa te Peja u dallua Arian Qallakaj me 21 pikë.

Të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe dy humbje në këtë sezon në Ligën Unike. /Gazeta Sinjali Sporti/