Dua Lipa është bërë pjesë e listës së 100 personave më me ndikim në botë të përpiluar çdo vit nga revista “Time”.
Bukuroshja me prejardhje nga Kosova, përfshihet edhe në ballinën e revistës prestigjioze, ku duket rrezatuese e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë rozë, flokë të lëshuara mbi supe dhe grim të thjeshtë.
“Time” e ka listuar Duan në mesin e 100 liderëve të botës të cilët po e formësojnë të ardhmen e showbizit, shëndetësisë, politikës, biznesit dhe më shumë.
“Dua Lipa është një yll në ngritje, e cila po len gjurmë në botën e popit. Vetëm para katër vjetësh ajo e lansoi albumin debutues. Sot ajo po vallëzon dorë më dorë me yjet e kësaj kohe, pasi e ka gdhendur me precizitet vendin e saj në skenën kulturore”, shkruan mbretëresha e popit, Kylie Minogue, për yllin Dua Lipa./GazetaSinjali/