image Time Kadrijaj u kërkon ambasadorëve shënime për personat që janë riatdhesuar në Kosovë gjatë pandemisë

Kosovë

Reagim/ Time Kadrijaj u kërkon ambasadorëve shënime për personat që janë riatdhesuar në Kosovë gjatë pandemisë

news image

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme, Time Kadrijaj iu është drejtuar me shkresë sot ambasadorëve në vend për t’u kërkuar shënime rreth numrit të personave që janë riatdhesuar në Kosovë gjatë pandemisë.

Kadrijaj përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se në cilësinë e kryetares së Komisionit për punë të jashtme ka kërkuar nga ambasadorët që ta njoftojnë për numrin e kërkesave të shtetasve tanë që kanë kërkuar të riatdhesohen dhe sa prej tyre kanë arritur të kthehen në vend.

“Sa është numri i kërkesave të shtetasëve tanë që kanë kërkuar dhe kërkojnë riatdhesim? Sa prej tyre keni arritur t’i riatdhesoni? Ju lutem që pos këtyre temave që kam prekur në këtë shkresë lirisht mund të më informoni edhe për aspekte tjera të punës suaj”, ka shkruar Kadrijaj./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/tkadrijaj/posts/10157091312606156