image Përplasje për buxhetin, Kadrijaj-Muratit: Ruaju se po të rritet hunda si pinokios

Politikë

Përplasje për buxhetin, Kadrijaj-Muratit: Ruaju se po të rritet hunda si pinokios

news image

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka rikujtuar projektbuxhetin e vitit 2023, i cili po diskutohet sot në Kuvendin e Kosovës.

Kadrijaj e ka quajtur “buxhet të gënjeshtrave”, ndërsa e ka këshilluar ministrin e Financave, Hekuran Murati që të ketë kujdes të mos i rritet hunda si personazhit Pinokio nga gënjeshtrat.

“Ju supermenat e kësaj Qeverie që keni ardh me shkopin magjik, a po i shifni se ku e keni sjellë këtë vend dhe mund ta quaj këtë buxhet buxhet të gënjeshtrave dhe ruaju ministër se po ju rritet hunda si e Pinokios dhe s’kemi çka me tregu për këtë buxhet”, tha Kadrija në Kuvend.

/GazetaSinjali/