image Veterani - Abelard Tahirit: Mos rrej, me të ardh keq e kishe kry ma herët këtë punë - Sinjali

Veterani – Abelard Tahirit: Mos rrej, me të ardh keq e kishe kry ma herët këtë punë

news image

Në protestë të veteranëve po merr pjesë edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. Ai u tha veteranëve që nuk do ta lejojnë vazhdimin e seancës në Kuvend pa u bërë një zgjidhje.

Ai deklaroi se: “na vjen keq dhe do të jemi përkrahë jush, nuk mund të ketë seanca normale pa u zgjedh çështja juaj”.

Derisa Tahiri po fliste, njëri nga veteranët iu është drejtuar me fjalët “mos rrej, me të ardh keq e kishe kry ma herët, mos rrej mos rrej…”.

Ndërkohë, protestës iu është bashkangjitur edhe Time Kadrijaj nga AAK.

Protesta është duke vazhduar, ndërkaq seanca është ndërprerë përkohësisht.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin