image Deputetja e AAK-së me lot në sy, i bashkohet protestës së veteranëve - Sinjali

Deputetja e AAK-së me lot në sy, i bashkohet protestës së veteranëve

news image

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka dalë nga seanca e Parlamentit të Kosovës.

Ajo iu është bashkuar veteranëve të luftës së UÇK-së të cilët janë duke protestuar në kundërshtim të projektligjit për pagën minimale.

Ndërkohë, gjatë seancës së sotme ajo ka kërkuar që të ndërpritet seanca dhe të nis dialogu me kategoritë e dala nga lufta.

“Sot ti Albin Kurti, i ke detyruar të dalin dhe të kërkojnë lëmoshë. Është një e drejtë e tyre që ua garanton Kushtetuta, ligji, mundi dhe kontributi i tyre “, tha ajo.

Tutje ajo u shpreh se: “unë propozojë që kjo seancë të ndërpritet dhe të fillojë dialogu me kategoritë e dala nga lufta”.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin