image Time Kadrijaj ia vendos Kurtit pranë ulëses fotografinë e Astrit Deharit

Politikë

Time Kadrijaj ia vendos Kurtit pranë ulëses fotografinë e Astrit Deharit

news image

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka vendosur fotografinë e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit pranë ulëses së Albin Kurtit.

Kadrijaj tha në seancën e Kuvendit se Lëvizja Vetëvendosje ka mashtruar aktivistët për kauzën e tyre.

Ajo përmendi ish-aktivistin e ndjerë Astrit Deharin, më pas fotografinë e tij e vendosi pranë ulëses së kryeministrit Kurti.

“Këtë kopje të fotografisë së aktivistit tuaj, tash të ndjerë po e lë në ulësen e kryeministrit, le te sheh si i ka mashtruar aktivistët, duhet turp me ju ardhë”, u shpreh ajo.

Kurti aktualisht nuk ndodhet në seancën e Kuvendit. /Gazeta Sinjali/