image “Tiks.app” vjen me një njoftim të rëndësishëm për ata që kishin probleme me bileta

Futboll

Sport/ “Tiks.app” vjen me një njoftim të rëndësishëm për ata që kishin probleme me bileta

news image

Kompania e autorizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës për shitjen online të biletave “Tiks.app”, ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë personat që kanë pasur problem me biletat për ndeshjen Kosovë-Angli.

Kjo kompani përmes rrjetit social Facebook, ka bërë të ditur se personat që kanë kryer pagesën dhe nuk i kanë pranuar ende biletat në email ose në profilin e tyre në tiks.app, duhet t’u shkruajnë në emailin zyrtar të kompanisë, transmeton Gazeta Sinjali.

Personat të cilët e kanë kryer pagesën dhe nuk i kanë pranuar ende biletat në email ose në profiling e tyre në tiks.app, iu lutem të na shkruani në email-in zyrtar të TIKS.APP”, thuhet në postimin e bërë.

https://www.facebook.com/tiksapp/posts/569221390496586?__xts__[0]=68.ARDN1EwiEnLKSoH6lnFFNQbTdSZS12gfG_YWA39YPrbJ6BnQ-bzbLS-h3vk-ddDEnC-6SuGHBrV-SSCY2z7lH2PGeqlWAQ3dSvlgElNIXzB7KcimP9SkOvKRGnjJ91KnmjLgOhW4cu6nR97WpIxfwAna_yMgnbk0ftWxdeTKDPnbBICQh8YCTxgxL-8MXLY2p0rsnRLFAhVpAQ5HGVmMIsyDEKenoRL5D07HaPAS72wJM3traS2fjFwDkFezRl6VwMovHFGDhebI7PBdiRxcAzu6EUCOCWFPDxXm-aDcHsOACx9m9W1aOGbaXBD-W22XDemG1GTupETMOImoA4jBtMQ&__tn__=-R

Kujtojmë se kjo kompani pati probleme jashtëzakonisht të mëdha me shitjen e biletave për këtë ndeshje. Shumë kosovarë e anglezë u ankuan pasi nuk mund të qaseshin për të blerë biletat në kohën kur ishte paraparë që veçse ato të dilnin online. Anipse kompania kishte bërë me dije se biletat do të dilnin në shitje më 12 nëntor, kjo u bë e mundur mbrëmjen e djeshme./Gazeta Sinjali/