image Tifozi anglez në Prishtinë: Kësi mikpritje nuk kam parë askund tjetër

Futboll

Ambasada britanike/ Tifozi anglez në Prishtinë: Kësi mikpritje nuk kam parë askund tjetër

news image

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë, ka publikuar një videomesazh të një tifozi anglez, i cili ka ardhur në Prishtinë për të ndjekur nga afër ndeshjen Kosovë-Angli.

Në videon e publikuar paraqitet një djalosh me emrin Matt, i cili vjen nga Newcastel. Ai thotë se mikpritje si në Kosovë nuk ka parë askund tjetër, transmeton Gazeta Sinjali.

Unë jam këtu për ndeshjen që Anglia do ta zhvillojë kundër Kosovës nesër mbrëma. Kësi mikpritje nuk kam parë diku tjetër. Kam vizituar mbi 30 vende përfshirë Anglinë, por kurrë nuk kam parë kësi mikpritje“, dëgjohet duke thënë ai ndër të tjera.

Më tutje Matt, shpreson që Anglia të fitojë ndeshjen ndaj Kosovës, por thekson që nuk është një ndeshje aq e lehtë.

https://www.facebook.com/UKinKosovo/videos/466829170704604/?v=466829170704604

Kujtojmë se për tifozët anglezë është organizuar një pritje e jashtëzakonshme në Prishtinë. Duke vendosur kështu banera kundër racizmit si dhe falënderime për Britaninë gjatë periudhës së luftës në Kosovës.

Nesër nga ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja në mes të Kosovës dhe Anglisë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kjo është ndeshja e fundit në kuadër të eliminatoreve “Euro 2020”./Gazeta Sinjali/