image Tifozët e Senegalit hedhin laser në fytyrën e Salah - egjiptiani humbet penalltinë dhe eliminohet skuadra e tij

Futboll

Tifozët e Senegalit hedhin laser në fytyrën e Salah – egjiptiani humbet penalltinë dhe eliminohet skuadra e tij

news image

Kombëtarja e Senegalit ka siguruar biletën për në Botërorin “Katar 2022”.

Senegali e ka mposhtur në finale të play-off kombëtaren e Egjiptit të Mohamed Salah pas penalltive, shkruan Sinjali Sport.

Ishte në fakt një përsëritje e duelit pas finales së Kupës së Afrikës javë më parë, në të cilën po ashtu kishte triumfuar Senegali, përmes penalltive gjithashtu.

Mohamed Salah i ndikuar nga laserët e tifozëve senegalas, humbi penalltinë e tij, duke bërë që Egjipti përfundimisht të eliminohej.

/GazetaSinjaliSport/