image Salah shpallet lojtari i vitit në Premierligë nga PFA

Futboll

Salah shpallet lojtari i vitit në Premierligë nga PFA

news image

Mohamed Salah ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të vitit 2022 nga PFA – (Professional Footballers’ Association Men’s Players’ Player of the Year).

Sulmuesi egjiptian, 29 vjeç, i ka rrëmbyer çmimin lojtarit të Manchester City-t, Kevin De Bruyne.

Ai gjithashtu shmangu konkurrencën nga shokët e skuadrës së Liverpoolit, Sadio Mane dhe Virgil van Dijk, superylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo dhe sulmuesi i Tottenham, Harry Kane.

Salah shënoi 23 gola në Premier League dhe kontribuoi me 13 asistime, ndërsa Reds ishin në garë për titull deri në xhiron e fundit.

Ai e mbylli kampanjën 2021-22 në Premierligë si golashënuesi dhe asistuesi më i mirë i sezonit, duke fituar çmimin e Këpucës së Artë, dhe atë të Pllejmejkerit.

Egjiptiani gjithashtu u zgjodh Futbollisti i Vitit nga Shoqata e Shkrimtarëve të Futbollit, Lojtari i Sezonit nga Fansat e Liverpool dhe Lojtari i Sezonit nga Lojtarët e Liverpool.

/GazetaSinjaliSport/