image “Ti je”, kënga e re e Diona Fonës në bashkëpunim me EAZ

Bota e Yjeve

Showbiz/ “Ti je”, kënga e re e Diona Fonës në bashkëpunim me EAZ

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare Diona Fona, ka gati projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Ti je” dhe është në bashkëpunim me hip-hop artistin e njohur EAZ, transmeton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja shqiptare përmes një videoje të publikuar në profilin e saj në Instagram.

“Ti je. Keni pritur për këtë dhe po vjen. Bashkëpunimi im i parë po vjen. Dëgjojeni pak…”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos.

https://www.instagram.com/p/B4NSzfTAKVE/

Diona nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij projekti muzikor dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ajo për publikun.

“Katalea” është projekti i fundit muzikor i artistes. Kënga është publikuar në muajin gusht dhe deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/