image “Ti ditën e tretë ki me u harru”, reagon Gold Ag pas statusit banal të Ferajt

Bota e Yjeve

“Ti ditën e tretë ki me u harru”, reagon Gold Ag pas statusit banal të Ferajt

news image

Reperi Gold AG, ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga këshilltari i Kryeministrit Albin Kurti, Hysamedin Feraj i cili më herët tha “Pse nuk e vranë Serbia Ramushin, por vëllezërit e tij”.

Arian Agushi përmes një komenti në postimin e Ferajt tha se është historia që flet për Haradinajt, ndërsa i tha atij se ai do jetë i harruar shpejt kur të vdes.

“Historia do t’flet gjithmonë për vëllezërit Haradinaj, për ata që ranë e ata që jan gjallë. E ti ditën e tretë t’pames ki mu harru o i harrur”, ka shkruar ai.

Feraj, i cili është i njohur për gjuhën e përsëritshme linçuese, shtroi pyetjen se “Pse nuk e vranë Serbia Ramushin, por vëllezërit e tij”.

Ndryshe, edhe Kurti ditën e djeshme i quajti sindikalistët si të PAN-it, koalicioni i dikurshëm i qeverisë së Kosovës që udhëhiqej nga Ramush Haradinaj.

/GazetaSinjali/