Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka dëmtuar derën e hyrjes dhe dritaret e objektit të Komunës së Zveçanit, shkruan Gazeta Sinjali.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kral Milutin” në Zveçan, mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:45.
Në vendin e ngjarjes raportohet se kanë dalë njësitet përkatëse të policisë./Gazeta Sinjali/