Numri i vjedhjeve në vend po shtohet dita-ditës. Hajnat tani më nuk po kursejnë as objektet fetar, shkruan Gazeta Sinjali.
Mbrëmë ata nuk kursyen as xhaminë e lagjes “Arbëria” në Gjilan.
Gazeta Sinjali mëson se persona të panjohur janë futur rreth orës 20:00 në këtë xhami, përmes dritares dhe kanë vjedhur 20 euro nga arka e ndihmave.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me rastin është informuar edhe prokurori.
Ky rast është cilësuar si “vjedhje e rëndë”./Gazeta Sinjali/