image Thyhet një veturë e Administratës Tatimore të Kosovës

Siguri

Thyhet një veturë e Administratës Tatimore të Kosovës

news image

Një veturë zyrtare e cila është pronë e Administratës Tatimore të Kosovës është dëmtuar nga persona të panjohur, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda këtij institucioni kanë bërë të ditur se vetura është thyer gjatë fundjavës, derisa kishte qenë e parkuar në parkingun e ATK-së.

Sipas këtyre burimeve, veturës zyrtare i është thyer xhami i pasëm dhe rasti është raportuar në polici./Gazeta Sinjali/