Një sallon i mobileve i cili ndodhet në fshatin Uglar të Graçanicës, ka qenë cak i hajnave mëngjesin e djeshëm, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se të dyshuarit kanë arritur që nga aty të vjedhin një makinë për prodhimin e mobileve.
Vlera e kësaj makine mendohet se është rreth 1 mijë euro.
Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë bëjnë të ditur se rast është paraqitur në polici, për çka edhe kanë nisur hetimet./Gazeta Sinjali/