image Thyhet dera, mbështetësit e Berishës futen në selinë e PD-së

Shqipëri

Thyhet dera, mbështetësit e Berishës futen në selinë e PD-së

news image

Mbështetësit e Berishës kanë thyer derën kryesore të selisë së Partisë Demokratike duke u futur me forcë aty. Një numër i madh i tyre janë mbledhur para selisë së demokratëve ku një numër i konsiderueshëm u futën brenda.

Ata kërkojnë largimin e Bashës nga drejtimi i PD-së. Një ditë më parë, ish-kryeministri Berisha tha se do ta shoqëronin Bashën “miqësisht jashtë selisë së PD-së”.

/GazetaSinjali/