image Thyen rregullat duke mbuluar dushet me peshqirë, të famshmit që u dënuan në Big Brother VIP

Bota e Yjeve

Thyen rregullat duke mbuluar dushet me peshqirë, të famshmit që u dënuan në Big Brother VIP

news image

Big Brother VIP është kthyer në një nga programet tashmë më të ndjekura të momentit.

Mbrëmjen e së martës është mbajtur nata e tretë e spektaklit, ku është diskutuar për mënyrën se si ka shkuar java e parë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Producenti që qëndron prapa spektaklit, i njohur si “Vëllai i madh” ka vendosur që të dënojë banorët për shkak të thyerjes së disa rregullave.

Ata kanë fikur mikrofonët në shumicën e rasteve, duke bërë kështu që zëri i tyre të mos dëgjohet.

Banorët po ashtu kanë vendosur peshqirë te pjesa dusheve, duke tentuar kështu të mbulojnë pamjen – e që është një tjetër rregull i shkelur në shtëpi.

Kështu ai ka dënuar personat që kanë thyer më shumë rregullat e shtëpisë, duke i izoluar ata në të ashtuquajturën “dhoma e dënimit”.

Këta banorë ishin: Fifi, Ardit Çuni, Paloma dhe Ilir Shaqiri. /Gazeta Sinjali/