image Thyen karantinën: Po shëtisja me breshkën!

Botë

Itali/ Thyen karantinën: Po shëtisja me breshkën!

news image

Në Italinë e goditur rëndë nga koronavirusi, duhet të marrësh një autorizim për të dalë nga shtëpia.

Megjithatë, ka edhe nga ata që i shkelin këto rregulla, madje për arsye edhe nga më të çuditshmet.

Një 60-vjeçare u gjobit në Romë, pasi kishte dalë shëtitje me breshkën e saj. Gruaja u ndalua nga karabinierët, të cilët i kërkuan asaj lejen e daljes, por ajo u shpjegua se kishte dalë nga banesa për të shëtitur me breshkën e saj! Sigurisht, me këtë justifikim, ajo nuk mundi t’i shpëtonte gjobës.

Deri këtë të martë në Itali,  janë konfirmuar mbi 150 mijë të prekur me koronavirus, nga të cilët kanë humbur jetën 20,465 persona. /Gazeta Sinjali/