Dy këngëtarët e njohur Eranda Libohova dhe Gena, kanë publikuar projektin më të ri muzikor.
Kënga titullohet “Thuam’ po” dhe është publikuar e shoqëruar me videoklip, transmeton Gazeta Sinjali.
Tekstin e ka shkruar Pandi Laco, ndërsa për muzikën është përkujdesur Gent Myftaraj.
Kënga është publikuar në kanalin YouTube dhe qysh në fillim ka marrë komente të shumta pozitive./Gazeta Sinjali/