Big Brother VIP po vazhdon të sjell momente ekskluzive nga banorët VIP.
Një nga banoret që më së shumti po përflitet për të është këngëtarja kosovare Fifi, kjo e fundit tashmë po aludohet se ka filluar një lidhje dashurie me futbollistin Granit Canën.
Marrëdhënia mes tyre sa po vjen e rritet, dyshja gjatë ditës së djeshme kanë qëndruar bashkë vazhdimisht.
Në një moment në radio u vendos kënga “Marova”, dyshja si rezistuan dot njëri-tjetrit dhe filluan të putheshin dhe përqafoheshin duke krijuar një situatë romantike.
Banorët nga ana tjetër brohorisnin “Puthe, puthe” duke nxitur çiftin që të shkëmbenin dhe një puthje me njëri-tjetrin./GazetaSinjali/