image Thomas Tuchel - I "pamposhturi" ndaj Real Madridit

Futboll

Thomas Tuchel – I “pamposhturi” ndaj Real Madridit

news image

Real Madridi do ta vizitojë Chelsean në Stamford Bridge në duelin e së mërkurës të sfidës së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Sinjali Sport.

Pasi u ballafaquan sezonin e kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shorti vendosi që këto dy skuadra të takohen edhe njëherë tjetër, tani në çerekfinale.

Menaxheri i bluve, Thomas Tuchel udhëhoqi skuadrën e tij drejt kalimit në finale sezonin e kaluar, duke i eliminuar spanjollët pas dy ndeshjeve, me një fitore 2-0 dhe një barazim tjetër pa gola.

Ajo seri e sezonit të kaluar nga menaxheri gjerman ishte vetëm një vazhdimësi e një rekordi të pamposhtur ndaj ekipit madrilen.

Tuchel nuk ka humbur asnjëherë ndaj Real Madridit si një menaxher, duke fituar dy dhe barazuar katër në gjashtë përballje ndaj klubit madrilen.

Sa ishte pjesë e Dortmundit, trajneri gjerman arriti të dalë i pamposhtur në dy përballje, duke nxjerrur dy barazime (2-2, 2-2).

Si trajner i PSG-së, tekniku gjerman gjithashtu doli i pamposhtur ndaj madrilenëve, duke fituar njërën ndeshje 3-0, dhe barazuar tjetrën 2-2.

Teksa së fundi, siç u cek më lartë, si menaxher i Chelseas ai nxori në barazim në ndeshjen e parë, dhe fitoi 2-0 në Londër, për ta siguruar finalen e kompeticionit.

/GazetaSinjaliSport/