image Tuchel tregon nëse Broja do të jetë me Chelsean sezonin e ardhshëm

Futboll

Tuchel tregon nëse Broja do të jetë me Chelsean sezonin e ardhshëm

news image

Menaxheri i Chelseas, Thomas Tuchel ka folur për huazimet e skuadrës së tij këtë sezon.

Tekniku gjerman ka folur në veçanti për sulmuesin shqiptar, Armando Broja dhe mesfushorin e huazuar tek Crystal, Conor Gallagher.

Tuchel ka theksuar se ata të dy do të kthehen në klub pasi dëshiron t’i ketë në parasezon dhe më pas do të vendos për të ardhmen e tyre.

“Ata do të kthehen me siguri. Dua t’i kem në parasezon. Ne do të vendosim në parasezon se çfarë do të ndodhë. Varet shumë nga Broja dhe Gallagher – dhe si bëjnë ata”, deklaroi Tuchel.

/GazetaSinjaliSport/