image Theu heshtjen zgjedhore, komisioneres së LVV-së i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje për 5 vite

Theu heshtjen zgjedhore, komisioneres së LVV-së i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje për 5 vite

news image

Komisioneres së LVV në Gjilan iu është ndaluar pjesëmarrja në zgjedhje si kandidate apo pjesë administrative për pesë vite nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, shkruan Gazeta Sinjali.

Vendimi i PZAP erdhi pasi që Xhezide Selimi që ishte komisionere e LVV-së, gjatë ditës së votimit ka bërë fushatë zgjedhore duke bërë thirrje në rrjete sociale të votohet numri 144 dhe subjekti LVV, duke thyer heshtjen zgjedhore.

Paneli thotë se vendimi është marrë në bazë të fakteve bindëse.

PZAP për veprimin e komisioneres në fjalë e bënë përgjegjëse edhe partinë LVV duke i dhënë një gjobë prej një mijë euro. /GazetaSinjali/