image Gazetari rus dënohet me 22 vjet burg për tradhti

Botë

Gazetari rus dënohet me 22 vjet burg për tradhti

news image

Një gjykatë ruse  ka dënuar gazetarin, Ivan Safronov, me 22 vite pas akuzave për tradhti, në një nga ndjekjet penale më të rëndësishme kundër një gazetari rus në dekada, shkruan The Guardian.

Safronov, një ish-korrespondent për Kommersant dhe Vedomosti, u arrestua në vitin 2020 dhe u akuzua për zbulimin e informacionit të klasifikuar.

Ivan Safronov i lidhur me pranga teksa po nxirret nga salla e gjyqit. Përkrahësit e tij bëjnë thirrje “Do të dilni shpejt”, “Ne të duam ty!” bërtasin të tjerët. “Edhe unë ju dua të gjithëve“, ai përgjigjet.

Foto e Ivan Safronov në gjykatë sot e publikuar nga grupi i mbështetësve të tij. Ai mori sot 22 vite burg me akuza të montuara për tradhti për punën e tij si gazetar. Ai u vu në pranga teksa dëgjoi dënimin.

/GazetaSinjali/