image Therret me thikë kreu i njësisë administrative të Sukthit dhe nipi i tij

Rajon

Siguri/ Therret me thikë kreu i njësisë administrative të Sukthit dhe nipi i tij

news image

Brenda pak orëve në Shqipëri kanë ndodhur disa sulme ndaj zyrtarëve shtetëror. Pasditen e sotme, kreu i njësisë administrative në Sukth të komunës së Durrësit, Rrapo Osmani është therrur me thikë. Bashkë me të edhe nipi 21 vjeçar me inicialet K.O (djali i vëllait).

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit dhe viktimat kanë pasur një debat me autorin e plagosjes.

“Më datë 31.12.2019, në Sukth, si pasojë e një konflikti të çastit, janë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit Rr.O., 40 vjeç dhe K.O., 21 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarje është shtetasi A.M., i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Ngjarja vjen pas atentatit me granatë ndaj kreut të bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe dhe sekretares së tij, të cilët mbetën të plagosur.

Autori i sulmit, ish-shoferi personal i kryebashkiakut, Gëzim Saraçi, është në kërkim. /Gazeta Sinjali/