image Policia e Shqipërisë i nxjerrë qentë në shitje, kaq kushtojnë

Shqipëri

Policia e Shqipërisë i nxjerrë qentë në shitje, kaq kushtojnë

news image

Instituti për Përgatitjen e Qenve të Policisë së Shtetit në Shqipëri ka hapur ankandin për shitjen e tyre. Vendimi është nxjerrë në Fletoren Zyrtare dhe sipas tij, ankandi zhvillohet gjatë orëve të mesditës së datës 9 shkurt dhe bëhet fjalë për 19 qenë të moshave të ndryshme.

Më të vjetrit kanë lindur në vitin 2013, kurse të tjerët në vitin 2020. Ofertat nisin nga 8 mijë lekë për qentë më të vjetër deri në 20 mijë lekë për më të rinjtë.

Ankandi nis me qenin me emrin “Lisa” dhe oferta fillon nga 20 mijë lekë, ndërsa qeni me emrin “Lukas” për shembull është më i vjetër dhe ofertat nisin nga 8 mijë lekë, raporton abcnews.al.

Nga lista duket se policia është duke shitur të gjithë ekipin e qenve që kanë në dispozicion, ndërsa mbetet për t’u parë se cilët do të jenë hapat për zëvendësimin e tyre./GazetaSinjali/