image Policia rrethon selinë e PD-së pas votimit për shkarkimin e Bashës, frikë për trazira / VIDEO

Shqipëri

Policia rrethon selinë e PD-së pas votimit për shkarkimin e Bashës, frikë për trazira / VIDEO

news image

Forca të shumta policie kanë rrethuar në një perimetër të gjerë selinë e Partisë Demokratike në Tiranë.

Siç vërehet nga pamjet e siguruara nga ABCnews, vetëm në hyrjen e godinës së Parlamentit që është ngjitur me godinën e PD, ndodhën shtatë furgona policie, ndërsa prani e madhe policësh vërehet në të gjithë zonën përreth këtij objekti.

Prania e forcave të rendit rreth godinës së PD-së është shtuar gjatë minutave të fundit teksa pritet të përfundojë edhe Kuvendi i thirrur nga Berisha, në të cilin po votohet shkarkimi i Lulzim Bashës.

Më herët delegatët votuan shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi si edhe të tre nënkryetarëve Jorida Tabaku, Grida Duma dhe Enkelejd Alibeaj.

Duket se policia i trembet një mbledhjeje të delegatëve të ftuar nga Berisha në godinën e PD pas rezultatit për shkarkimin e Bashës, dëshirë të cilën e kanë shprehur mjaft prej tyre.

/GazetaSinjali/