image Plagoset me armë zjarri një 11-vjeçar në Pukë

Shqipëri

Plagoset me armë zjarri një 11-vjeçar në Pukë

news image

Një fëmijë i mitur është plagosur me armë zjarri në këmbë në fshatin Gjegjan të Pukës.

11-vjeçari dyshohet të jetë qëlluar aksidentalisht nga një 17-vjeçar në rrethana të paqarta, raporton euronews.al.

I mituri është transportuar me helikopter në Tiranë për ndihmë të specializuar.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/GazetaSinjali/