Një person ka raportuar në polici se është sulmuar me thikë nga tre persona të tjerë, mbrëmjen e 25 nëntorit rreth orës 21:45 në fshatin Mushtisht të Suharekës.
Viktima është dërguar në spitalin rajonal në Ferizaj për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve ai është jashtë rrezikut për jetë.
Ende nuk dihen shkaqet e as personat që dyshohen që e kanë kryer veprën.
Rastin janë duke e hetuar njësitë policore./Gazeta Sinjali/