Dje në Kamenicë policia ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore sepse ka therur me thikë një tjetër. Rasti ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu”.
Dorasi -viktimës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, tha policia, transmeton Gazeta Sinjali.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./Sinjali/