Një person në Gjilan ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës pasi që i njëjti ka therur me thikë një person, raporton Gazeta Sinjali.
Policia bën të ditur se viktima si pasojë e lëndimeve të marra nga therja me thikë ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit.
I dyshuari për “Lëndim të rëndë trupor”, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:15, në rrugën Ibrahim Rugova në Gjilan. /GazetaSinjali/